Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Sot mot me diell dhe vranësira të herëpashershme

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Pritet të jetë pak më ngrohtë se dje, por ende mbetet freskët në disa rajone për shkak të erërave veriore.

Mbi artikull

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta, më të theksuara në viset kontinentale. Temperaturat fillojnë të shënojnë rritje.

Të mërkurën na pret mot më i nxehtë, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Po ashtu ende priten erëra nga veriu të cilat do të vijnë duke u dobësuar.

Nga e enjta rritje të ndjeshme të temperaturave, por priten edhe vranësira. Rrallë në disa rajone kryesisht kodrinore-malore mund të ketë ndonjë rrebesh shiu. Rrebeshe më të theksuara shiu priten në viset kodrinore-malore në veri, qendër, jug dhe juglindje të Shqipërisë dhe disa vise të Maqedonisë së Veriut.

Moneytizer Paragrafi 4

Të shtunën rrebeshet lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë pritet të jenë më të theksuara sidomos në Kosovë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]