Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Sot ndeshja ndaj Spanjës, ky është skenari që e kualifikon Shqipërinë

nga Revista Kosovarja

Shqipëria do të luajë sot sfidën e “jetës” në Evropianin e Gjermanisë.

Kundër Spanjës së kualifikuar, kuqezinjtë do tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë në grupin B, të kualifikohen.

Fitorja është si një ëndërr, por si munden djemtë e Sylvinhos të kalojnë më tej dhe me barazim?

Asgjë nuk do të varej nga Shqipëria pas ndeshjes së sotme, që fillimisht duhet të paktën të barazojnë.

Moneytizer Paragrafi 4

Gjithçka do të vendosej nga situata në grupin C dhe F. Fillimisht në grupin C do duhej që Anglia të regjistronte fitore me më shumë se 1 gol kundër Sllovenisë.

Në anën tjetër Serbia duhet të humbasë kundër Danimarkës ose të dalë barazim pa gola 0 me 0.

Situata në grupin F do varej nga Portugalia dhe Turqia.

Të dyja duhet të mposhtin respektivisht Gjeorgjinë dhe Çekinë. Gjeorgjia nëse barazon, nuk do i vlente. Në anën tjetër një barazim 0 me 0 i Çekisë do ishte sërish avantazh për Shqipërinë.

Kombinimi i këtyre skenarëve do kualifikonte Shqipërinë, nëse e mbyll barazim me Spanjën. Në anën tjetër, fitorja do të ishte mrekulli pasi do i siguronte kualifikimin Kombëtares

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]