fbpx

Sot në Kuvend shënohet Dita Ndërkombëtare e Demokracisë

by Revista Kosovarja

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Në orën 10:00 hapen dyert për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të vizitojnë institucionin e tyre përfaqësues.

Po ashtu do të mbahet panairi i shoqërisë civile, garë shahu nga persona të verbër, tryezë dhe aktivitete të tjera që afirmojnë demokracinë.

Në ceremoninë e hapjes së Ditës së Demokracisë, flasin Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, kryetare e Forumit për Transparencë dhe Blerta Deliu Kodra, anëtare e Forumit për Transparencë , raporton RTKlive.

Po ashtu do të hapet edhe Panairi i organizatave të shoqërisë civile në Hollin e Kuvendit, punëtori për Demokraci – Demos-it, Lojë shahu nga persona të verbër, publikimi i Doracakut për Nisma Legjislative Qytetare nga Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe publikimi i video-intervistave me nxënës filloristë – Programi mbështetës i Parlamentit të Zvicrës.


You may also like

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]