fbpx

Sot nënshkruhet marrëveshja me USAID-in për një grant prej 35 milionëve

by Revista Kosovarja

Sot do të nënshkruhet marrëveshja e grantit për objektiva zhvillimore mes Kosovës dhe USAID-it në vlerë prej 34 milionë e 727 mijë dollarëve.

Në emër të Kosovës do të nënshkruajë Presidentja Vjosa Osmani, ndërsa në emër të USAID-it, U.D drejtoresha e USAID-it, Kerry Monaghan Hogler.

Në ceremony do të marrë pjesë edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili më pas do të deklarohet për media bashkë me presidenten Osmani.

Ceremonia do të mbahet në orën 11:00, në Kabinetin e Presidentes.

“Nesër (15.09.2023), në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe USAID nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34 milion e 727 mijë dollarë. Amendamenti nr. 05 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga U.D drejtoresha e USAID znj.Kerry Monaghan Hogler, në emër të USAID. Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq pas tij Presidentja Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M.Hovenier, do të deklarohen për media”, thuhet në njoftimin e Presidencës drejtuar mediave.


You may also like

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]