fbpx

Sot nënshkruhet vendimi për heqjen e vizave për pasaportat e serbëve nga Kosova

nga Revista Kosovarja

Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola, dhe përfaqësuesja e Hungarisë, si kryetare e Këshillit të BE-së, sot në Strasburg do të nënshkruajnë vendimin për anulimin e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe në Kosovë.

Nënshkrimi është planifikuar për në orën 15:15.

“Pas nënshkrimit të vendimit nga Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian, ai do të publikohet në Gazetën Zyrtare të BE-së”, tha deputeti i Parlamentit Evropian, Matjaz Nemec, i cili ishte relator për anulimin e vizave për serbët e Kosovës.

Më 22 korrik të këtij viti, Këshilli i BE-së mori vendim për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe nga Kosova, të cilat lëshohen nga Serbia.

Serbët e Kosovës që kanë këto pasaporta të lëshuara nga një zyrë serbe e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ishin të vetmit që kishin nevojë për vizë për të hyrë në vendet e BE-së pas heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës më 1 janar të këtij viti.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]