fbpx

Sot përurohet objekti i ri i Gjykatës Themelore në Gjakovë, marrin pjesë Kurti e Haxhiu

nga Revista Kosovarja

Sot bëhet përurimi i objektit të ri të Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Sipas njoftimit zyrtar, në ceremoni e cila mbahet në Gjakovë, do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton Klankosova.tv.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në përurimin e objektit të ri të Gjykatës në Gjakovë. Prerja e shiritit të objektit do të bëhet nga Kryeministri i Republikës së Kosovë, z. Albin Kurti, dhe Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu. Ceremonia do të mbahet sot në qytetin e Gjakovës, në ndërtesën e re të Gjykatës Themelore në Gjakovë (afër ndërtesës së Prokurorisë), në ora 10:00”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]