fbpx

Sot shtatë vite është realizuar fushata “Mos i vrisni Vajzat” nga Arbana Osmani

nga Revista Kosovarja

Sot më shumë se kurrë ia vlenë të kujtohet se para shtatë viteve, prezantuesja e njohur Arbana Osmani realizoi fushatën: “Mos i vrisni Vajzat”.

Këtë e ka bërë të ditur vet prezantuesja përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo ka rikujtuar këtë fushatë me një mbishkrim shumë të ndjerë dhe qëllues.

“7 vite më parë lindi #mosivrisnivajzat.

Sot, më shumë se kurrë lutem për dënim maksimal ndaj çdokujt që guxon të vrasë një grua. #drejtësi ” – Ka shkruar moderatorja krahas videos.

Në video bëjnë pjesë të gjithë artistët shqiptar më të përzemër të publikut dhe shumë fytyra të tjera të njohura.

Ata japin mesazhe motivuese duke e mbrojtur kështu gruan dhe çdo femër tjetër që mund të jetë e dhunuar.

Ndërkaq atë kohë kjo fushatë është realizuar për të ngritur zërin dhe thyer heshtjen për të gjithë ato gra që nuk kishin guxim të flisnin. /Kosovarja/

Mos hesht, një rrëfim i yti mund të jetë ndihmë edhe për dikë tjetër!

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]