fbpx

Sot tentimi i 20-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

nga Revista Kosovarja

Sot prej orës 11.00 mbahet vazhdimi i 20-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kaluan mbi tre muaj që kur u mbajtën zgjedhjeve parlamentare dhe kurrsesi Kuvendit të konstituohet.

Partitë politike ende nuk kanë arritur konsensus për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Nuk po kalon propozimi për formimin e komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.

Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar të propozojë Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares.

Subjektet politike, PDK, LDK, AAK kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Haxhiun për këtë pozitë.

Ndërsa, Vetëvendosje ka deklaruar se nuk do ta ndërrojë kandidaten e tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]