Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar sërish për vrasjen e Liridona Murselit, që ishte gruaja e ish-këshilltarit të tij, Naim Murselit.
Përmes një njoftimi në Facebook, Pacolli është shprehur se në ditën e varrimit të saj, të shprehim dhimbjen dhe respektin për një nënë dhe grua, që u vra në mënyrë mizore.
Ai ka shtuar se fokusi është në kujtimet e saj dhe nevojën për drejtësi për ngjarjen tragjike.
“Fokusi është në kujtimet e saj të mrekullueshme dhe nevojën për drejtësi për ngjarjen tragjike. Të mbështesim fëmijtë qe la mbrapa dhe familjet e Liridonës në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar Pacolli.
https://www.facebook.com/behgjeti/posts/885731342915758?ref=embed_post