fbpx

Sot varroset personi i vrarë mbëmë në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Premtim Gashi, u vra mbëmë me armë zjarri në “Aktash” të Prishtinës pas një përleshje me armë zjarri mes familjeve Sekiraça dhe Capave.

I riu nga Prishtina do të varroset sot pasdite në varrezat e Dragodanit, transmeton IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar një mik i të ndjerit përmes një postimi në rrjete sociale.

“Njoftim: Familjarë, miq e dashamirë me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot me datën 02.09.2024 ndërroi jetë më i dashuri ynë Premtim Gashi duke na lënë perherë të pikelluar. Varrimi i të ndjerit behet sot me datën 02.09.2024 me namaz të iqindisë në orën 16:00 në varrezat e Prishtinës (Arberi-Dragodan)”, thuhet në postimin e mikut të të ndjerit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]