fbpx

Sozia e Mozzik tregon çfarë i tha reperi kur e pa

nga Revista Kosovarja

Herolind Isufi është djali i cili ngjason tej mase me reperin Mozzik.

Madje edhe stili i tyre është komentuar shumë, pasi ka një ngjashmëri majft të madh.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Herolindi ka treguar se shumë njerëz kanë kërkuar foto me të, ani pse thotë se ju kishte treguar se nuk është ai.

“Mëpëlqen muzika e Mozzikut, e gjithashtu më pëlqen që ngjajë me të, do kisha shumë dëshirë ta takoja një ditë”, ka thënë Herolindi.

Ai gjithashtu tregoi se Mozzik i kishte komentuar në një video të tij në Tik Tok.

“Mozzik më ka bërë një koment në Tik Tok dhe më ka thënë: “Mozzik a je ti vëlla, duke qeshur?”, tregoi Herolind Isufi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]