fbpx

Spahija për gjendjen e 23 vjeçares që u godit nga rrëzimi i kulmit: Gjendja e saj është relativisht stabile

nga Revista Kosovarja

Drejtori i Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, Gazmend Spahija, ka thënë se gjendja e 23 vjeçares që ka pësuar lëndime nga rrëzimi i kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës, është stabile.

E njëjta po vazhdon trajtimin në Mjekimin Intenziv Qendror (MIQ) që nga e enjtja dhe se gjendja e saj është duke u përmirësuar.

“Gjendja e saj është relativisht stabile. Është duke u përcjellë ende me barna të gjumit deri sa të vendos neurokirurgu”, u shpreh shkurt Spahija./

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]