fbpx

Spahiu: Kryetari i Listës Serbe intelektualisht i fut në xhep të vogël krejt liderët politikë të Kosovës

nga Revista Kosovarja

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu në një prononcim i ka quajtur tejet pozitive ndryshimet që kanë ndodhur në partinë Lista Serbe, që nga sulmi i 24 shtatorit i vitit të kaluar, ku nënkryetari i kësaj partie, Millan Radoiçiqi, i kishte prirë grupit terrorist serb.

Sipas tij tashmë kjo parti drejtohet nga dr. Zlatan Elek, me të cili pohon se është rritur së bashku dhe e njeh që nga fëmijëria.

Në këtë kontekst analisti Spahiu ka thënë se “Kryetari i ri i Listës Serbe intelektualisht i shtinë në xhep të vogël krejt liderët politikë të Kosovës.

Dhe i njëjti nuk është Radoiçiqi, si dhe ka një mendësi tjetër politike”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]