Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Spanjë: Shkatërrohet banda kriminale shqiptare e trafikut të drogës, 10 të arrestuar

nga Revista Kosovarja

Rreth 10 persona janë arrestuar në një operacion që po zhvillohet nga autoritetet spanjolle në provincat e Katalonjës.

Mbi artikull

Mediat spanjolle bëjnë me dije se kanë çmontuar një organizatë kriminale me origjinë shqiptare që merrej me trafikun e marihuanës.

Operacioni ka filluar mëngjesin e sotëm dhe janë bërë ndërhyrje në të gjithë territorin. Nga aksioni i policisë janë zbuluar disa magazina ku kultivohej kanabis. Ndërkohë po kryhen kontrolle dhe në anije e banesa.

Operacioni, sipas mediave është fokusuar në Reus, Taradell, apo Cambrils dhe në një magazinë në Torre Serona në Segria.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërkohë, operacioni është në vazhdim dhe nuk përjashtohet mundësia për arrestime të tjera.

Në këtë hetim janë përfshirë rreth 300 agjentë. Deri më tani nuk dihet sasia e drogës dhe bimëve të sekuestruara, shkruan EuroNews, transmeton Klankosova.tv.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]