fbpx

Speca të pjekur turshi

nga Revista Kosovarja

Mjaft te shijshme për ti shoqëruar me çfarëdo lloj gjelle!

Përbërësit:

-1.5 kg speca te kuq
-kush do edhe thelpinj hudhre
-rozmarin
-kokrra piper i zi
-400 ml uj
-1 limon
-15 gr krip
-1 lug e vogel sheqer
-vaj ulliri

Specat i lani thani dhe piqni ne skar ose furr 250 Grad. I fusni ne kese plastike dhe i leni te rrin 20 minuta.Pastaj i qeroni,hiqni bishtat,pergjysmoni dhe i pastroni nga berthamat.
I rendisni neper kavanoza duke futur edhe ca kokrra biber, pak rozmarin dhe kush do edhe thelpinj hudhre.

Ne nje tenxhere zieni ujin me lengun e limonit,sheqerin dhe kripen. E leni pak te ftohet dhe i mbushni kavanozat me speca.

Specat duhet te jen komplet te mbuluar me kete perzierje.Leni vend qe tu hudhni sepri edhe vaj ulliri afersisht 3 lug te mdhaja dhe i mbyllni kavanozat. Kavanozat i fusni ne nje tenxhere, kujdes kavanozat nuk duhet te prekim rrethin e tenxheres.

E mbushni me uj tenxheren ashtu qe te jen te mbuluara kavanozat pak me shum sesa pergjysm.
I leni te ziejn per 30 min dhe i leni te ftohen mbrenda ne uj.
I ruani ne vend te fresket dhe te erret!

P.S. Mos harroni kavanozat edhe kapaket ti sterilizoni dmth i fusni ne uj te nxeht te ziejn per 10 min.I thani me se miri ne furren e parangrohur 100-160 Grad. Keshtu te sterilizuara dhe ruajtura ne vend te erret dhe fresket do ju qendrojn deri ne gjysem viti!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]