fbpx

Speca të tharë të mbushur me mish

nga Revista Kosovarja

Specat e mbushur me mish të grirë, qepë e oriz janë ndër gatimet më popullore jo vetëm në Shqipëri por edhe në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Specat e mbushur dhe të pjekur në furrë gatuhen në shtëpitë shqiptare të paktën një herë në javë.

Zakonisht amvisat shqiptare zgjedhin speca jeshilë e të mëdhenj për mbushje.

E njëjta praktikë ndiqet edhe nga vendet fqinje, por në Maqedoninë e Veriut, amvisat mbushin me mish e oriz edhe specat e tharë.

Shija, për atë që e ka provuar gatimin në fjalë, është e mrekullueshme.

Përbërësit:

15-20 speca të tharë
400 gramë mish të grirë
200 gramë oriz
1 lugë çaji spec të kuq pluhur
Një lugë çaji piper të zi pluhur
1 qepë
2 lugë gjelle erëza të përziera
1 lugë çaji majdanoz
4 gota ujë
1 filxhan çaji salcë domate
Vaj gatimi

Përgatitja:
Në fillim, amvisat duhet të ziejnë specat e tharë që të mundësohet zbutja e tyre.

Më pas, specat duhen pastruar nga farat.

Vendosni një tigan në zjarr dhe kaurdisni qepën e grirë hollë e më pas shtoni mishin e grirë dhe erëzat.

Tiganisini për 10 minuta derisa mishi të jetë plotësisht i skuqur dhe i bërë.
Shtoni orizin dhe specin e kuq pluhur dhe në fund salcën e domates.

Mbushini specat një e nga një me anë të një luge çaji dhe më pas në grykën e specave mund të vendosni nga një fetë domate apo patateje.

Rreshtojini specat një e nga një në tepsi, shtoni pak ujë sa të mbulohen në gjysmë, pak salcë domate, pak vaj ulliri dhe futini në furrë të piqen në 250 gradë.

Pjekja quhet e përfunduar kur orizi të jetë plotësisht i gatuar.
Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që specat e tharë dhe më pas të zbutur me ujë kërkojnë më pak kohë për tu pjekur ndryshe nga specat e freskët.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]