3 kg speca

1 lakër e madhe

disa karrota

piper i zi kokërr

2 l ujë i vluar

2 dl uthull

2 lugë kripë

vaj

Specat pastroni dhe ndani përgjysmë. Largojuni farat. Mbuloni me ujë të nxehtë dhe lini mënjanë.

Lakrën grijeni me rende, kriposeni, përziejeni mirë dhe lëreni të pushojë. Pastaj kullojani lëngun dhe mbushini specat me të. Specat e mbushur rendisni nëpër kavanozë.

Pastaj sipër specave vendosni edhe disa karrota të prerë në rrathë. Shtoni edhe piper kokërr.

2 litra ujë të vluar bëni bashkë me 2 dl uthull dhe 2 lugë gjelle kripë. Më këtë përzierje mbuloni specat. Pastaj shtoni edhe pak vaj.

Kavanozët me specat mbështillen dyfish me folje plastike dhe ruhen në një vend të errët e të ftohtë deri në përdorim.

MUND TË JU PËLQEJNË