fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Specialja ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit

nga Revista Kosovarja
1 javë më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Fillimi i nëntorit do të shënojë përvjetorin e tretë të arrestimit të katër prej ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E kur kjo kohë po afrohet, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit i është vazhduar sërish paraburgimi nga Gjykata Speciale.

Më rreziku i ikjes për katër ish-krerët e UÇK-së në Hagë, nuk ekziston. Këtë e ka konstatuar edhe trupi gjykues. Por, pavarësisht se Prokurorisë i është rrëzuar ky argument, paraburgimi si masë po vazhdon të mbetet në fuqi.

Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit së fundmi i është vazhduar sërish masa e paraburgimit. Kjo është bërë e ditur me një vendim nga Gjykata Speciale të cilin e ka parë gazeta Nacionale.

Në mesin e arsyeve që trupi gjykues e ka vlerësuar si vendimtare për t’ua vazhduar paraburgimin Krasniqit e Selimit ka qenë rreziku për dëmtimin e provave, ndikimit në dëshmitarë dhe fuqia e tyre politike në Kosovë. Kjo duke e mbështetur me faktin se ata janë njohur me 40 dëshmitarët e parë në këtë proces.

“Paneli tashmë ka përcaktuar dhe rithekson se: (i) pozitat e mëparshme dhe të tashme të ndikimit të z. Selimi në Kosovë, përfshirë si Ministër i Punëve të Brendshme dhe zgjedhjen në Kuvendin e Kosovës, do t’i mundësonin atij të ndikojë dhe mobilizojë rrjetin e tij mbështetës;23 (ii) ekziston një klimë e vazhdueshme e frikësimit të dëshmitarëve dhe e ndërhyrjes në procedurat penale kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së;24 dhe (iii) procedurat vazhdojnë të përparojnë dhe z. Selimi vazhdon të kuptojë provat që mbështesin akuzat e rënda kundër tij”, thuhet në këtë vendim, raporton Nacionale.

“Siç u përmend më herët, për shkak të natyrës së një gjyqi në vazhdim, emrat dhe të dhënat personale të disa dëshmitarëve shumë të ndjeshëm i janë bërë dhe do të vazhdojnë t’i zbulohen Mbrojtjes së Selimit, dhe për këtë arsye do të bëhen të njohura për një gamë më të gjerë personash, duke përfshirë i akuzuari. Kjo, nga ana tjetër, rrit rrezikun që informacionet sensitive që kanë të bëjnë me dëshmitarët bëhen të njohura për anëtarët e publikut përpara se dëshmitarët në fjalë të japin dëshmi. Në këtë kontekst, lirimi i një të Akuzuari me informacione të ndjeshme në posedim të tij nuk do të ndihmonte për mbrojtjen efektive të dëshmitarëve që duhet të dëshmojnë ende”, bëhet e ditur më tutje.

Trupi gjykues në një pjesë të vendimit, duket të jetë i vetëdijshëm për kohën e gjatë që Selimi e Krasniqi kanë kaluar në paraburgim. Andaj, kanë theksuar se do të kërkojnë që gjykimi të zhvillohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Megjithatë, Paneli thekson se z. Selimi tashmë ka qenë në paraburgim për një periudhë të konsiderueshme kohore, dhe gjykimi në këtë rast ka gjasa të jetë i gjatë. Siç ka treguar më parë Paneli, kjo do të kërkojë që Paneli, si dhe të gjitha palët, të jenë veçanërisht të ndërgjegjshëm për nevojën për të siguruar që gjykimi të vazhdojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Paneli do të vazhdojë të monitorojë në çdo fazë të kësaj procedure nëse paraburgimi i vazhdueshëm është i nevojshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet në vendim.

E trupi gjykues ia ka rrëzuar një argument Prokurorisë. Atë që ndërlidhet me rrezikun e ikjes për të dyshuarit, që sipas gjyqtaërve nuk qëndron.

“Paneli ka shqyrtuar argumentet e Prokurorisë, në dritën e fazës aktuale të procedurës, dhe nuk konsideron se vazhdimi i gjykimit përbën një faktor të ri relevant, ose se ka ndonjë faktor tjetër të ri relevant për t’u marrë parasysh. Prandaj, Paneli rikonfirmon konstatimin e tij të mëparshëm se Prokuroriaka dështuar të vërtetojë pretendimin e saj për një “mundësi mjaftueshëm reale” që i akuzuari të arratiset nëse lirohet”, thuhet në vendim.

Deri më tash në gjykimin e krerëve të UÇK-së janë dëgjuar 25 dëshmitarë.


Etiketa: Jakup KrasniqiRexhep Selimi

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Vasfije Krasniqi Goodman: Jam e gatshme të vdes për Kosovën

11 minuta më parë
Aktuale

Çitaku: Serbia dhe grupet paramilitare kanë faj për situatën në veri, jo Kurti

20 minuta më parë
Aktuale

Kandiq-Vuçiqit: Trego ku i morën uniformat barrikaduesit në Veri, kush i organizoi

25 minuta më parë
Aktuale

Krejt çka gjeti Policia e Kosovës deri tash nga grupi terrorist në Banjskë

39 minuta më parë
Aktuale

Dërgohen në mbajtje 6 persona të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovë

45 minuta më parë
Aktuale

Osmani e shpallë të hënën ditë zie shtetërore në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku

1 orë më parë
Postimi tjetër

Katër rregulla për miqësitë e partnerit me gratë e tjera

“Shumë të rinj po e ndërrojnë profesionin dhe po kalojnë në infermieri për të dalë jashtë vendit”

Ja pse duhet ta nisni ditën tuaj me një gote ujë te ngrohte

TË FUNDIT

Vasfije Krasniqi Goodman: Jam e gatshme të vdes për Kosovën

11 minuta më parë

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasvije Krasniqi-Goodman ka reaguar pas sulmeve të sotme në veri nga grupet terroriste serbe, ku...

Megi Pojani trondit Instagramin me xhinset provokuese

18 minuta më parë

Megi Pojani tanimë është prezantuese në emisonin Përputhen. Ky fakt e bënë që stili i saj i veshjes unik të...

Çitaku: Serbia dhe grupet paramilitare kanë faj për situatën në veri, jo Kurti

20 minuta më parë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Vuçiq bëri shfaqje teatrale dhe patetike, derisa tha se Kurti ka faj,...

Kandiq-Vuçiqit: Trego ku i morën uniformat barrikaduesit në Veri, kush i organizoi

25 minuta më parë

Natasha Kandiq nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka reaguar pas konferencës së presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic lidhur me...

Leonora Jakupi me lutje të përzemërt për Njesinë Speciale

39 minuta më parë

Tashmë rrethanat aktuale në Kosovë, janë të ditura. Trazira, humbje jete, të plagosur. Me këto lajme të dhimbshme është hapur...

Krejt çka gjeti Policia e Kosovës deri tash nga grupi terrorist në Banjskë

39 minuta më parë

Policia e Kosovës, ka bërë publike disa lloje nga arsenali i armëve që kanë gjetur gjatë kontrollit në disa lokacione...

MË TË LEXUARAT

Grabitje e armatosur në Lipjan

Kryetari i Zveçanit deshi të shkojë në Banjskë, s’e lejoi Policia e Kosovës

Vetëm në korrik 150 çifte i dhanë fund martesës së tyre

Vrasja në Malishevë, Prokuroria tregon për motivin që çoi në tragjedi

Nuk është i varfër ai që ka pak, por ai që dëshiron shumë

Shpërthimi në Lipjan: Pas gruas vdes edhe burri

Edukatorja s’do të identifikohet, e mbulon kokën me çantë pas intervistimit

Osmani: Liria jonë është testament nga kolonel Ahmeti

Ja si të aplikoni siç duhet kremin e natës në fytyrë

Aktorja Valire Zeneli flet hapur për abortin që ka përjetuar

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist