fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Këta janë dy anëtarët e familjes Shala që vdiqën tragjikisht në aksidentin në Pejë

nga Revista Kosovarja
6 ditë më parë
në Kronike
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Dita e shtunë ishte e kobshme për disa familje në vendin tonë, që humbën tragjikisht më të dashurit e tyre. Pesë persona vdiqën, në tri aksidente trafiku, në Podujevë, Pejë, si dhe në Graçanicë. Në aksidentin me fatalitet që ndodhi në fshatin Ozdrim të Pejës, mbetën të vdekur dy këmbësorë, ndërkaq një person tjetër është lënduar rëndë.

Dy viktimat që u goditën për vdekje janë nga A.Shala dhe F.Shala, të cilët nuk arritën t’i përballojnë plagët e rënda dhe vdiqën në vendin e ngjarjes, teksa personi i lënduar tashmë po trajtohet në QKUK.

Për këtë rast mjaft të rëndë ka shkruar edhe gazetari Florent Zeqaj, i cili i kishte bashkëfshatarë dy anëtarët e familjes Shala, që humbën jetën tragjikisht.

Zeqaj ka njoftuar se edhe personi që mbeti i lënduar është nga e njëjta familje dhe është duke luftuar për jetën.

“Në fshatin tim të lindjes, mbrëmë ndodhi një tragjedi nga e cila i humbëm dy burra, familjarë të mirë, ndërsa i treti po lufton për jetën në spitalin e Prishtinës. Ky është lajm i rëndë e dhimbje e madhe. Viktimat dhe i lënduari janë goditur nga një makinë po nga i njëjti fshat, kjo e bënë dhimbjen edhe më të madhe sepse askush nuk dëshiron të provohet me tragjedi të tilla.“, ka shkruar ai, transmeton Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar mbrëmë për Sinjalin edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është shoqëruar në stacion policor.

Rreth orës 21:30 Policia është informuar për një aksident trafiku në fshatin Ozdrim të Pejës. Në aksident kanë qenë të involvuara një veturë dhe tre këmbësorë, dy prej të cilëve kanë rezultuar me fatalitet. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa i lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës. Personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin është shoqëruar në stacion policor”, tha Driton Rugova për Sinjalin.

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore në Pejë, me ç’rast është bërë e ditur se brenda afatit ligjor do të ndërmerren veprimet e nevojshme.

16 shtatori shënoi një ditë të kobshme për Kosovën, pasi brenda pak orësh kanë ndodhur tri aksidente me fatalitet, një në Podujevë, një në Graçanicë dhe ky rast në Pejë.

Kujtojmë se në vazhdimësi bëhet thirrje për kujdes në komunikacion, pasi rastet e aksidenteve me fatalitet nuk po kanë të ndalur dhe shkaktarët më së shpeshti janë moszbatimi i rregullave.


Etiketa: A.ShalaF.Shala

POSTIME TË NGJASHME

Kronike

Estetistja 21-vjeçare vdes gjatë operacionit për zmadhimin e gjoksit

18 orë më parë
Kronike

Ndahet nga jeta ish-ushtari i UÇK-së, Daut Rexha

19 orë më parë
Kronike

Dasmori qëllon me armë për të festuar, vret gabimisht dhëndrin

20 orë më parë
Kronike

Sulmohet me thikë një grua në Vushtrri

22 orë më parë
Kronike

30-vjeçarja në Ferizaj tenton t’i japë fund jetës, i dërgon bashkëshortit fotografi të litarit

22 orë më parë
Kronike

Sulmohet seksualisht një vajzë e mitur në Ferizaj, bie në pranga i dyshuari

2 ditë më parë
Postimi tjetër

Specialja ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit

Katër rregulla për miqësitë e partnerit me gratë e tjera

“Shumë të rinj po e ndërrojnë profesionin dhe po kalojnë në infermieri për të dalë jashtë vendit”

TË FUNDIT

Gabime që nuk duhet t’i bëni me prezervativët

6 orë më parë

Prezervativët janë një gjetje esenciale në funksion jo vetëm të kënaqësisë, por edhe mirëqenies seksuale. Pavarësisht nëse jeni burrë apo...

Sa është e vërtetë që të bërit seks i sjell më shpejt periodat

6 orë më parë

Thuajse për të gjitha vajzat, ekziston ideja se seksi përshpejton deri diku ardhjen e periodave. Një prej arsyeve për këtë...

Ju që po mendoni të nisni bashkëjetesën, duhet të lexoni patjetër këtë artikull

6 orë më parë

Ah sa shumë kishit menduar për këtë ditë! Më në fund erdhi! Jeni ju të dy, një shtëpi e re,...

Horoskopi, e shtunë 23 Shtator 2023

7 orë më parë

DASHI Të dashuruarit do kalojnë një ditë të mbushur me debate. Xhelozia do jetë pika më e dobët e tyre....

Genta Ismajli e krahason vetën me këtë kafshë

7 orë më parë

Genta Ismajli është bërë nënë dhe preokupimi i saj kryesor gjatë kësaj periudhe janë binjakët. Këngëtarja, po jeton mes Kosovës,...

Përgatitjet nuk shkuan sipas planit, shtyhet nisja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova

7 orë më parë

Kanë nisur tashmë përgatitjet për edicionin e dytë të spektaklit shumë të shikuar, Big Brother VIP Kosova. Pas një edicioni...

MË TË LEXUARAT

Ju që po mendoni të nisni bashkëjetesën, duhet të lexoni patjetër këtë artikull

Këngëtari i njohur pjesë e “BBV3”?

Arjan Konomi shqetëson ndjekësit me paraqitjen e tij

Sot është Dita e Respektit

Melinda Ademi i vë flakën rrjetit me pozat e fundit

Emrat që po cilësohen si ‘jashtë mode’

Shpërthen një bombol gazi, digjet një shtëpi në Skenderaj

Çka po kërkon Donaldi në këtë video të Beatrix Ramosaj?

“Ministria e Jashtme ka fshirë gjithë historikun e aktivitetit, ka lënë vetëm Konjufcën”‘, Haradinaj-Stublla: E papranueshme

Si të ngopeni pa marrë kalori shtesë?

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist