fbpx

Spinaq në furrë me panna dhe djathë kaçkavall

nga Revista Kosovarja

PËRBËRËSIT: 1 tufë spinaq,3 luge gjelle vaj ulliri, 50 g oriz, 3 vezë
1/2 tufë koper,120 ml panna, 200 g djathë kaçkavall,1 luge gjelle miell misri, kripë dhe piper.

PËRGATITJA: Kaurdisim me pak vaj ulliri spinaqin derisa të ulë pak vëllimin. Më pas shtojmë orizin e zier paraprakisht dhe koprën. E kalojmë gatimin në një tavë të cilën e spërkasim me pak miell misri. Rrahim vezët bashkë me panna-n. Shtojmë kripë dhe piper dhe këtë masë e hedhim mbi spinaqin. E spërkasim në fund sipërfaqen me djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 15 minuta. Ju bëftë mirë!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]