Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Spitalet e Kosovës ua mbyllin dyert pacientëve- s’ka më operime

nga Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Më 11 nëntor, Komiteti për menaxhimin e situatës me Covid-19 në nivel të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës, kishte vendosur që për shkak të pandemisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të ofrohen vetëm shërbime shëndetësore për rastet emergjente. Të gjithë ata persona që kanë nevojë për trajtim mjekësorë, por që nuk janë raste urgjente, nuk do të marrin shërbime shëndetësore në QKUK e spitale rajonale.

Institucionet publike shëndetësore në vend, ja kanë mbyllur dyert qytetarëve që kanë nevojë për trajtim shëndetësorë. Nëse gjendja e tyre nuk është e rëndë, atëherë ata nuk kanë se pse të nisen në spitalet rajonale e në QKUK. Zgjidhje e vetme u ka mbetur trajtimi në spitalet private.

Udhëheqës të spitaleve rajonale kanë bërë të ditur se në bazë të vendimit të marrë nga Komiteti për menaxhimin e situatës me pandeminë, ata kanë ndalur programin elektiv.

Drejtori i Spitalit të Ferizajit, Jeton Zeqiri, ka thënë se programi elektiv është ndalur në spital, dhe se shërbimet joemergjente mund të mos ofrohen derisa të largohet virusi Covid-19.

Ndërsa, Hilmi Shala, drejtor i spitalit të Gjakovës, ka thënë se të gjitha operacionet elektive janë ndalur në këtë spital.

Ai ka theksuar se këto raste nuk janë emergjente, andaj edhe do të presin.

Derisa shërbimet joemergjente shëndetësore janë ndërprerë, në disa nga klinikat e QKUK-së janë krijuar lista të pritjes.

Pacientët do të detyrohen të presin për më shumë se gjashtë muaj për tu operuar në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, derisa në lista të pritjes do të jenë edhe në klinikat tjera.

Kjo gjendje e krijuar, nuk po ju pëlqen as vetë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, e as atyre që janë pjesë e Qeverisë Hoti.

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Albena Reshitaj është shprehur e shqetësuar për ndërprerjen e shërbimeve joemergjente shëndetësore në institucionet publike shëndetësore.

Ajo ka thënë për Express se duhet të gjendjet një alternativë që siguron kujdes dhe respektim të masave, por jo ndërprerje të shërbimeve.

“Duhet të ketë një alternativë, duhet të rritet infrastruktura spitalore, e të propozohen vende të posaçme ku mjekët të shkojnë të bëjnë këto vizita. Për që nuk ka ambient të mundshëm nuk do të thotë që të ndërprehen shërbimet sepse pacientët kanë nevojë për trajtime”, ka thënë ajo.

Reshitaj është shprehur se duke respektuar masat ndaj Covid-19, mund të shfrytëzohen edhe institucionet private, e po ashtu të provizohen spitale të përkohshme.

Etiketa: spitaletoperimet

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Hoti: Me këtë listë, Vetëvendosje do të bëhet copa-copa

3 orë më parë
Aktuale

Daka: Jam grua, po të isha mashkull ndryshe do të ishte situata

3 orë më parë
Aktuale

Davidi i Daut Haradinajt ylli i familjes

5 orë më parë
Aktuale

Në këto vende nesër nuk do të ketë rrymë

9 orë më parë
Aktuale

46 vjeçari nga Hajvali kërkon ndihmë: Nuk po kam bukë për fëmijët, kam nevojë për veshmbathje e ilaqe

9 orë më parë
Aktuale

Ministri Reçica jep një lajm të mirë për përfituesit e skemave pensionale

9 orë më parë
Postimi tjetër

Rashel duket karamel në këtë veshje

Georgina bën twerk me trëndafil në dorë

Ky është moti për ditët e para të dhjetorit

TË FUNDIT

Si ta tejkaloni dhimbjen kur ndiheni të pikëlluar?

1 orë më parë

Nëse keni përkrahë një grua me këto karakteristika atëherë mbajeni fort

1 orë më parë

Kafeina luan një rol të rëndësishëm për flokët tuaj

2 orë më parë

Tayna kështu po i shijon pushimet në Turqi

2 orë më parë

Çfarë është vaginizmi që shumica e grave vuajnë prej tij

2 orë më parë

Nipi i Joe Biden merr vëmendje me kërcimin e tij gjatë koncertit pas inaugurimit

2 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Kjo lagje e Prishtinës mbetet pa ujë të pijshëm

Putin zhytet në ujë në temperaturë -17 gradë Celsius

Arbenita Arbenitë, kush si kjo?

Vritet me thikë 15 vjeçari nga Prizreni

Nga mbidoza vdes 24 vjeçari, djali i modeles së njohur

Emrat e kandidatëve për deputetë të LDK-së – lista thuajse finale!

Artistja shqiptare rrëmben vendin e parë, merrë çmim ndërkombëtar

Si ta tejkaloni dhimbjen kur ndiheni të pikëlluar?

Kjo është receta që do ua heq qimet njëherë e mirë

Princi i Arabisë Saudite ofron 10 milionë dollarë për një natë me Kim

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci