Një ish-spiun britanik, i cili ka shkruar për aferat e ish-presidentit amerikan Donald Trump me Rusinë, ka thënë se ka mësuar nga burime të besueshme se presidenti rus Vladimir Putin është i sëmurë rëndë.
Christopher Steele , i cili për vite drejtoi departamentin e Shërbimit Informativ Sekret Britanik, të ashtuquajturit MI6 tha se ka informacione të besueshme se shëndeti i Putin është në situatë tejet serioze.
Thashethemet për shëndetin e presidentit 69-vjeçar rus qarkullojnë prej kohësh. Të shtunën, kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, gjeneralmajor Kirilo Budanov , i tha Sky News se Putin ishte në ‘gjendje shumë të keqe mendore dhe fizike dhe shumë i sëmurë’.
Steele tha se shëndeti i Putinit ishte një ‘element i rëndësishëm’ në marrjen e vendimeve për Ukrainën.
“Nuk është plotësisht e qartë se çfarë është sëmundja – nëse është diçka e pashërueshme apo terminale apo çfarëdo tjetër. Por kjo është sigurish”, tha ai.
Ish-agjenti i KGB-së, Boris Karpichkov , i tha The Sun, pa përmendur një burim, se kishte ‘shqetësime serioze’ se Putin vuante nga sëmundja e Parkinsonit.
Steele punoi në Moskë si spiun nën mbulimin diplomatik në vitet 1990 për tre vjet, dhe midis 2006 dhe 2009 ai ishte kreu i departamentit të MI6 të Rusisë.