Sportistët elitarë të Ukrainës, konkretisht vëllezërit Klicko, kampionë bote në të gjitha versionet e kategorisë së rëndë në boks, janë mobilizuar për luftë në mbrojtje të atdheut të tyre, shkruan “Kosovarja”.
Por, bashkë me ta janë mobilizuar edhe futbollistë e sportistë të tjerë të Ukrainës, që përçojnë shembullin më të mirë si mund ta përfaqësojnë shtetin e tyre edhe jashtë ringut.
Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe në Kosovë. Sepse, futbollistët më në zë të Kosovës, e që luajnë në ligat evropiane, refuzuan të shfaqeshin në petkun sportiv të shtetit të Kosovës!
Një përfaqësim i tillë, me gjasë, u dukej i vogël që të luanin për shtetin, atdheun e tyre…
Dhe, po të bëheshin të gjithë bashkë, ata që kishin përvojë në futbollin evropian, Kosova do të shënonte rezultate si Kroacia pas lufte, që u ngjit në majat e futbollit botëror. S. K. /Kosovarja/