fbpx

Statovci kërkon veprim urgjent nga organet e sigurisë dhe drejtësisë ndaj kërcënimeve me jetë ndaj presidentes Osmani

nga Revista Kosovarja

Deputetja e Partisë Guxo, Jeta Statovci ka reaguar ndaj kërcënimeve me jetë që i janë bërë Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas saj, kërcënimet e tilla nuk duhet të trajtohen si diçka e zakonshme apo e parëndësishme.

“Republika e Kosovës është një shtet demokratik dhe serioz, ku Presidentja Osmani ka dhënë një kontribut të madh, andaj këto kërcënime duhet të adresohen menjëherë nga organet e sigurisë dhe të drejtësisë, pa asnjë hezitim,” ka shkruar Statovci në një postim në facebook.

Ndërsa shtoi se të gjitha organet e sigurisë dhe të drejtësisë, duhet sa më parë të na japin një përgjigjie rreth këtyre kërcënimeve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]