Propozimi për ndryshimin e statutit të Univerisitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka nxitë reagime të ashpëra nga përfaqësues të shoqatave si dhe nga anëtar të trungut familjar të heroi.
Mehmet Prishtina kryetar i fondacionit “Hasan Prishtina”, një herit edhe anëtar i trungut familjar, në një intervistë për “Indeksonline”, ëshët shprehur i zhgënjyter dhe i tronditur me iniciativën dhe procedurat të cilat tashmë janë në përfundim nga ana e Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se nuk do të lëjnë mundësi ligjore pa e shfrytëzuar që të mos e lejojn heqjen e emrit të heroit nga UP-ja. Ai përveç që ka fajësuar kryeministrit Albin Kurti , ministren Arbërie Nagavcin ai i ka ftuar deputetët që të mos i votojnë ndryshimet e statutit.
Ai po ashtu ka paralajmëruar se nëse votohet ky propozim ata do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese .
Ndryshe, në mbledhjen e mbajtur me me 15 maj Komisioni Parlamentar për Arsim Shkencë, Inovacion, Kulture, Rini dhe Sport është votuar Statuti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” , votim ky i cili i ka përfshirë edhe propozimet për heqjen e emrit të Heroit Kombëtar “Hasan Prishtina” nga UP-ja.
Video:
https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=1292731998969994