Sado që mund të na dhemb ta pranojmë, viti 2030 nuk është edhe aq larg. Vitet kalojnë dhe moda kryen ciklin e saj, duke bërë që një pjesë e tendencave që duken të dala mode, të rikthehen
Së fundmi, ekspertët e fushës shprehen se gjasat janë që modelet e flokëve, që bënin namin në vitin 2010, do të jenë sërish mes nesh.
Këto janë tendencat e flokëve të viteve 2010 që mund të shfaqen shumë shpejt:
Prerjet “lokale”
Të gjitha e mbajmë mend trendin e prerjes së flokëve në këtë model. Nga më të famshmit dhe deri te vajzat më të thjeshta, modeli i guximshëm “i rruajtjes” së një pjesë të kokës mori dhenë. E doni apo jo, ky model ka gjasa të rikthehet.
Flokët presje
Ekzistonte një kohë që nuk njihej fjala “bob” dhe as 1,000 variantet e flokëve në këtë gjatësi, por vetëm termi presje. Një prerje shumë praktike për kohën që ka nisur të rikthehet.
Flokë të shkurtra me balluke të gjatë anash
E dimë, sapo i shikoni kujtoni dikë. Zakonisht ishte një prerje që donte pak guxim, por sapo e bëje ndiheshe vajza më me stil në qytet. Është koha për të rikthyer ndjesinë e këtij modeli.