fbpx

Stilistja shqiptare Alisa Dudaj vesh vajzën e Donald Trump

nga Revista Kosovarja

Stilistja shqiptare Alisa Dudaj ka shënuar një moment të veçantë në karrierën e saj duke veshur Tiffany Trump, vajzën e Presidentit Donald Trump, në një event ku fotot janë shkrepur nga Fadil Berisha.

Tiffany u shfaq me një fustan elegant të firmës të Alisa Dudaj, i cili u vlerësua për linjat e pastra dhe stilin modern.

E njohur në Shqipëri për stilin e saj minimalist dhe femëror, Dudaj ka fituar çmimin “MUZA Competition”, duke u dalluar si një nga zërat më premtues të dizajnit të ri shqiptar. Ky bashkëpunim me Tiffany Trump është një hap i rëndësishëm për stilisten, që tregon potencialin për t’u shtrirë edhe përtej tregut vendas.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]