fbpx

Stresi e Keisi e urojnë njëri-tjetrin duke vuajtuar për atë që iu mbeti pikë në zemër

nga Revista Kosovarja

Keisi dhe Stresi zbuluan se ata ende nuk kanë festuar një vit të ri së bashku.

Natën e mbrëmshme me rastin e ndërrimit të viteve, Stresi dhe Keisi publikuan disa mesazhe prekëse për njëri tjetrin.

Reperi ishte i pari ai që postoi një foto me Keisin ku zbuloi se ata nuk e kanë festuar asnjëherë ndërrimin e viteve së bashku, po që i uron lumturinë e botës asaj.

“E shtrenjtë Keisi të uroj gëzuar. Qofsh e lumtur në vitet e ardhshme! Ti meriton të gjithë lumturinë e botës! Je vajzë shembullore! Unë kam dhe do kem gjithmonë respekt për ty! Ne nuk festuam kurrë bashkë, kështu ishte e shkruar! Por, unë gjithmonë do të kujtoj se më trajtove si mbret!”

Kurse Keisi nuk vonoi shumë dhe i ktheu përgjigje duke thënë, “Vërtetë asnjë vit të ri s’e kemi festuar, por asnjë prej tyre nuk ka kaluar pa të mbajtur në zemër gjithmonë!”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]