fbpx

Stresi: Falënderoj Allahun e Madhërishëm, ka dy muaj që kam lënë duhanin, alkoolin dhe jetën e natës

nga Revista Kosovarja

Banori i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Stresi në një bisedë që kishte me Brunon ka bërë të ditur se nuk do ta pranojë fitoren, nëse personi që e rrëmben nuk e meriton vendin e parë, bazuar në kriteret e tij.

Madje, ai është shprehur triumfues në këtë format televiziv, derisa ka thënë se ka pasur shumë benefite nga kjo eksperiencë.

“Personalisht si Arkimed, individualisht flas, e di që sot shqiptaria pëlqen pak komercializëm, femra të bukura. Ama, nëse nuk e vlerëson të drejtën, s’mund ta pranoj që edhe populli është ashtu, as nuk dua ta besoj”, ka thënë Stresi.

“Unë këtu kam fituar kam marrë mesazhin e Kejsit, më ka dhënë një sinjal. Plus kam dy muaj që kam bërë pushim, kam lënë duhanin e alkoolin dhe kam ikur prej një lloj jete nate, i jam mirënjohës Zotit të Madhërishëm për deri këtu”, ka shtuar ai.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]