“Big Brother VIP Kosova” ka lënë gjurmë në botën e televizionit në Kosovë.
Përmes këtij formati, u aktualizuan edhe shumë emra, të cilët sot qëndrojnë shumë më mirë në aspektin e popullaritetit dhe jo vetëm.
Në “BBVK”, u bënë shokë të mirë edhe Stresi e Andi Artani, të cilët patën një marrëdhënie te mirë gjatë kësaj eksperience televizive, shkruan “Kosovarja”.
Për të treguar respektin dhe mirënjohjen për Andin dhe familjen e tij, Stresi i ka vozituar ata në shtëpi, në Pejë.
Fituesi i edicionit të parë të “BBVK”, ka realizuar edhe një foto me prindërit e Andi Artanit.