fbpx

Stresi kthehet në Shqipëri me kërcënime të forta pas 7 muajve arrati!

nga Revista Kosovarja

Arkimed Lushaj prej 7 muajsh ndodhej në jashtë Shqipërisë, pasi i kishte ikur arrestimit të policisë.

Reperi i njohur gjatë kësaj kohe ka qëndruar në Londër me disa miqë të tij ndërsa ka qenë aktiv në rrjete sociale por edhe me projekte të reja muzikore duke sjell nga atje një videoklip muzikor.

E duket se ikja ka marrë fund pasi ai ka paralajmëruar se brenda disa ditësh do të kthehet në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Stresi ai ka thënë se shpejt kaluan 7 muaj dhe se brenda këtij muaji do të jetë në shtëpi. Mes tjerash ai edhe bëri kërcënime të forta për ata që nuk e kanë përkrahur gjatë kësaj kohe.

“Kaluan shpejt 7 muaj menduan që s’do kthehem hahahaha. Shihemi këtë muaj, kur ju që nuk latë gjë pa thënë për mua dijeni që do ju q***”, shkruan Stresi në postimin e tij.

Gjatë arratisë reperi publikoi projektin ‘’Po foli i fundit’’ të realizuar me vdeoklip dhe mori pëlqyeshmëri të madhe të publikut.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe konfirmoi njëherë e mirë ndarjen nga Kejsi.

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]