fbpx

Stresi: Me vullnetin e të madhit Zot, do ta mbaj fjalën se s’do të pi cigare e as alkool

nga Revista Kosovarja

Pesë finalistët po e mbajnë darkën e tyre në “Big Brother VIP Kosova”, derisa po u përgjigjen pyetjeve të ndryshme.

Stresi u pyet në lidhje me premtimin e dhënë për mos konsumim të alkoolit e duhanit.

“A do ta mbash premtimin që nuk do të përdorësh më cigare dhe alkool edhe pasi të dalësh nga BBVK-ja?”, ishte pyetja për Stresin.

Reperi tha se ndihet krenar që e ka lënë duhanin e alkoolin dhe se s’do t’u kthehet edhe kur të dalë nga shtëpia e famshme.

“Me vullnetin e të madhit zot, do ta mbaj fjalën se s’do të pi cigare e as alkool”, u shpreh Stresi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]