fbpx

Stresi po e quan këtë banor fitues të ‘BBVA’

nga Revista Kosovarja

Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Stresi po vazhdon ta shfaqë hapur mbështetjen për Gjestin, në garën e këtij të fundit në Big Brother VIP Albania.

Kësisoj, në një koment të fundit në Instagram, Stresi ka shprehur besimin e tij të plotë për Gjestin, duke e quajtur atë “fitues të padiskutueshëm” të edicionit aktual të BBVA.

“Fitues i padiskutueshëm i datës 19 prill”, shkroi Stresi.

Ky koment shpërthyer reagime të shumta nga ndjekësit e të dy personazheve, duke rritur më tej emocionet rreth dinamikes së këtij sezoni dhe fituesit potencial.

Kujtojmë se Gjesti është ndër emrat më të lakuar për ta fituar këtë edicion të BBVA.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]