Pas arrestimit të Shemsi Bahtirit gjatë një operacioni të gjerë antidrogë nga forcat e rendit, ka ardhur një reagim i fortë nga reperi i njohur shqiptar, Stresi. Përmes një postimi në Instagram, ai ka shprehur indinjatën për mënyrën se si është trajtuar rast nga autoritetet.
Stresi u shpreh se Shemsi Bahtiri nuk është kapur me prova konkrete dhe kërkoi transparencë nga institucionet për përfshirjen e tij në këtë çështje.
Reperi theksoi se Bahtiri është një qytetar që “në 62 vite nuk ka kryer asnjë vepër penale, përveç një aksidenti trafiku”, dhe shtoi se është e padrejtë të mbahet në burg dikush pa prova të qarta.
Reagimi i Stresit ka ndezur diskutime të shumta në rrjete sociale, ndërsa pritet që institucionet përkatëse të japin më shumë detaje lidhur me hetimet dhe akuzat e ngritura ndaj Bahtirit.