fbpx

Studentja garon për Miss pa u grimosur fare

nga Revista Kosovarja

Në garen për Miss Anglia është edhe një studente kolegji, Melisa Raouf. 20 vjeçarja nga Londra është bërë e njohur pasi që është garuesja e parë që konkurron pa grim në garën për Miss.

“Kjo do të thotë shumë për mua pasi ndjej se shumë vajza të moshave të ndryshme përdorin grim sepse ndihen nën presion për ta bërë këtë”, tha Raouf.

“Nëse dikush është e lumtur me lëkurën e saj, ne nuk duhet të detyrohemi të mbulojmë fytyrën me grim. Të metat tona na bëjnë ata që jemi dhe kjo është ajo që e bën çdo individ unik,” shtoi ajo.

“Kurrë nuk kam ndjerë se i kam përmbushur standardet e bukurisë. Së fundmi kam pranuar që jam e bukur në lëkurën time dhe për këtë arsye vendosa të konkurroj pa grim”, ka shpjeguar ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]