fbpx

Studimi i ri: Burrat me spermë më të shëndetshme jetojnë më gjatë

nga Revista Kosovarja

Një studim i fundit zbuloi se burrat me spermë më të shëndetshme jetonin pothuajse tre vjet më gjatë se burrat me cilësi më të keqe të spermës.

Studiuesit në Spitalin Universitar të Kopenhagës përdorën një bazë të dhënash me pothuajse 80,000 burra të gjurmuar gjatë 50 viteve për të parë nëse cilësia e spermës – duke përfshirë faktorë si përqendrimi dhe lëvizshmëria e spermës – ishte e lidhur me jetëgjatësinë.

Ata zbuluan se burrat me spermë të shëndetshme jetonin, mesatarisht, gati tre vjet më shumë se ata me spermë me cilësi më të ulët, shkruan Health.com, transmeton Klankosova.tv

“Ne zbuluam se sa më mirë cilësia e spermës, aq më e gjatë jetëgjatësia”, tha autori kryesor Lærke Priskorn, studiues në Spitalin Universitar të Kopenhagës, Danimarkë.

Ndërsa cilësia e spermës mund të jetë një tregues i shëndetit të përgjithshëm, ekspertët nuk rekomandojnë testimin e spermës tuaj jashtë testit të fertilitetit.

Për të përmirësuar cilësinë e spermës, ekspertët thanë të ndalojnës pirjen e alkoolit dhe pirjen e duhanit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]