fbpx

Studimi turk: Vaksina kineze ofron 100% mbrojtje ndaj vdekjes

nga Revista Kosovarja

Sipas një studimi turk, vaksina kineze CoronaVac ofron 100% mbrojtje ndaj shtrimit në spital dhe vdekjes. Përfundimet e studimit u publikuan nga studiuesit turk në një konferencë evropiane.

Rezultatet e provës së fazës 3 të vaksinës kineze CoronaVac (e njohur edhe si Sinovac) në Turqi treguan se ajo siguron mbrojtje prej 83.5% ndaj infeksionit simptomatik pas dy dozave dhe 100% kundër shtrimit në spital dhe vdekjes, sipas njoftimit të shkencëtarëve turq në Konferencën Evropiane për Mikrobiologjinë Klinike dhe Sëmundjet Infektive (EÇMID), ndërsa në të njëjtën kohë ata bënë botimin përkatës në revistën mjekësore “The Lancet”.

Studiuesit, të udhëhequr nga Profesor Murat Akova i Shkollës Mjekësore të Universitetit Hacettepe në Ankara, thanë se vaksina është e sigurt dhe se efektet anësore të saj janë kryesisht të lehta dhe nuk zgjasin më shumë se një ditë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]