Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Studiuesit zbulojnë surprizën e specit të kuq për dashurinë

nga Revista Kosovarja

Studimi më i fundit ju tregon çfarë duhet të hani në takimin e parë. Mund të duket e çuditshme, por ushqimet djegëse rrisin shanset e pëlqimit dhe tërheqjes mes dy personave.

Sipas ‘The Sun’ pjesë e studimit u bënë 87 femra të cilat provuan ëmbëlsira, ushqime djegëse ose ushqime të shpejta. Më pas u është kërkuar të japin pëlqimin për disa meshkuj nëpërmjet shkallës nga 1-9. Grupi që konsumoi ushqime pikante, pati 21% rezultat më të lartë se ai që konsumoi ëmbëlsira.

Specat e kuq apo të tjera ushqime djegëse ulin presionin e gjakut. Gjithashtu ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës apo atakut në zemër, pasi ‘gënjen’ trurin në të kërkuarin e ushqimeve që përmbajnë shumë kripë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]