Një shpërthim i të ftohtit Artik është duke ardhur në drejtim të Evropës lindore, qendrore dhe jugore duke sjell një stuhi të fuqishme dimërore në të gjithë gadishullin Ballkanik.
Siç shkruan “Severe Weather” kjo stuhi parashikohet të prezantojë një shpërthim të madh të të ftohtit Arktik drejt Evropës Lindore dhe Qendrore të shtunën dhe të dielën, duke u zgjeruar më në jug në të gjithë gadishullin Ballkanik të dielën dhe në fillim të javës së ardhshme.
Me akumulime lokale reshjet e borës parashikohet të arrijnë deri në 50 centimetra në rreth 36-48 orë reshje intensive bore, të kombinuara me erëra të forta rreth bërthamës së stuhisë dimërore.
Ndërsa temperaturat do të qëndrojnë pothuajse normale në perëndim, teksa ftohtësia e Arktikut do të forcohet në të gjithë Evropën Lindore, veçanërisht në gadishullin Ballkanik, deri të dielën dhe të hënën. Fronti Arktik do të formojë një ulje dytësore mbi Greqinë dhe detin Jon të shtunën, duke çuar në një stuhi dimërore.
E diela dhe e hëna do të sjellin një mëngjes mjaft të ftohtë në të gjithë Evropën lindore-qendrore dhe gadishullin Ballkanik. Një stuhi dimërore do të fillojë të forcohet mbi vendet e Ballkanit jugor, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Greqinë dhe Bullgarinë, të shtunën, me reshje të dendura shiu në pjesën e përparme dhe borë të dendur në anën e ulët.
Dëbora do të bëhet e dendur të shtunën në orët e vona të natës, me thellimin e mëtejshëm të sipërfaqes nën 980 milibar, me reshjet më intensive të borës për Bullgarinë.
Me përhapjen e të ftohtit edhe drejt Evropës Perëndimore, bora ka shumë të ngjarë të pasojë me sistemin e ri. Gjasat janë që dëbora e freskët do të ketë mbi Francën lindore, Beneluksin dhe Gjermaninë të hënën mbrëma, duke ndjekur më tej lindje-juglindje mbi Alpe drejt Ballkanit të martën.