Suada Muça, ka rikthyer vëmendjen me jetën e saj sentimentale.
Ajo ndodhet aktualisht në Dubai dhe ka publikuar një moment intim me partnerin, ku ai shihet teksa fsheh fytyrën nga kamera.
Një ndjekës nuk ka hezituar ta pyesë se pse partneri po fshihej, dhe Suada ka kthyer një përgjigje që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale:
“Ndaqe zihemi shpesh e ndahemi çdo dy ditë, një vit e gjysmë këtë avaz kemi,” ka shkruar ajo.
Deklarata e saj e sinqertë ka nxitur reagime të shumta, duke bërë që ndjekësit të spekulojnë për natyrën e marrëdhënies dhe stabilitetin e saj me partnerin misterioz.