fbpx

Suedia bën histori, fitoi për të shtatën herë në Eurovision

nga Revista Kosovarja

Suedia ka fituar Eurovisionin 2023. Kjo është hera e 7-të që ky shtet e fiton këtë trofe.

Fituesja e këtij viti ishte Loreen me këngën “Tattoo”, duke marrë pikët maksimale nga të gjitha këngët konkurruese.

Suedia pati një mbështetje të madhe si nga juritë, ashtu dhe nga publiku.

Në vendin e dytë u rendit Finlanda me 526 pikë me këngën “Cha Cha Cha” nga Käärijä, kënga ishte një nga më të preferuarat dhe të dashurat e publikut.

Në vendin e tretë u rendit Izraeli me 362 pikë me këngën “Unicorn”.

Ndërkohë Albina dhe Familja Kelmendi që kanë përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Duje”, janë vlerësuar në total me 76 pikë, duke dalë në vend të 22.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]