fbpx

Sulm fizik mes të miturve në Lipjan – 15-vjeçari përfundon në mbajtje për 24 orë

nga Revista Kosovarja

Një rast dhune fizike mes të miturve është raportuar në Lipjan, ku një adoleshent është sulmuar dhe ka përfunduar me lëndime trupore.

Sipas burimeve të sigurta, ngjarja ka ndodhur më 24 prill 2025, rreth orës 13:00, kur R.R., 17-vjeç, nga Lipjani, është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e qytetit, pas një sulmi fizik që dyshohet të ketë ndodhur jashtë shkollës.

I mituri ka deklaruar para autoriteteve se është goditur me grusht në fytyrë nga M.B., 15-vjeç, nga fshati Magurë.

Pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga Policia, më 29 prill, është intervistuar i dyshuari në prani të personave përgjegjës dhe avokatit sipas procedurës për të mitur.

Me vendim të Prokurorit kompetent, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 24 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

Rasti është duke u trajtuar nga njësia për të mitur në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente./Sinjali

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]