fbpx

Sulm terrorist në Vetlanda, Suedi

nga Revista Kosovarja

8 persona janë plagosur ditën e sotme në Suedi. Dailymail shkruan se një person e ri ka nisur një sulm me thikë rreth orës 15:00 të pasdites qytetin e Vetlanda-s. Nga të sulmuarit disa janë në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve të rënda që kanë marrë.

Ndërkohë që sulmuesi 20-vjeçar, është qëlluar nga oficerët e policisë në këmbë në mënyrë që parandalonin sulmet e tjera.

Aktualisht autori është në spital për të marr trajtim mjekësor, ndërkohë që shkaqet e sulmit ende nuk dihen.

Ministri i Brendshëm i Suedisë, Mikael Damberg e quajti sulmin të tmerrshëm, dhe tha se mendimet e tij shkojnë për personat që janë të lënduar.

“Disa njerëz janë plagosur rëndë. Këto janë ngjarje të tmerrshme dhe mendimet e mia shkojnë te të lënduarit dhe të afërmit e tyre. Tani për tani është e paqartë se çfarë ndodhi saktësisht dhe cili ishte motivi. Policia ka arrestuar një autor të dyshuar,” tha ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]