fbpx

Sulme ajrore në Kiev derisa sërish dëgjohen sirenat e alarmit

nga Revista Kosovarja

Sirenat e sulmit ajror janë dëgjuar në Kiev. Banorët u paralajmëruan të kthehen në strehimoret nëntokësore.

BBC raporton se janë dëgjuar shpërthime të fuqishme nga raketat.

Takimi disaorësh mes Ukrainës dhe Rusisë ka përfunduar, ndërsa një zyrtar i presidencës ukrainase ka thënë se bisedimet kanë qenë të vështira dhe se pala ruse nuk është e penduar nga ajo që ka shkaktuar.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]