Sulmet e qenve endacak, QKUK kërkon zgjidhje të shpejtë nga Komuna e Prishtinës

nga Revista Kosovarja

Prania e qenve endacak në oborrin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), vazhdon të paraqes shqetësim për stafin, pacientët, familjarët dhe qytetarët që frekuentojnë këto hapësira.

E megjithëse SHSKUK nuk ka kompetencë të trajtojë këtë çështje, ata disa herë i janë drejtuar Komunës së Prishtinës, ku kanë kërkuar që të trajtohen me prioritet kjo çështje, e cila vazhdon të jetë shqetësuese.

“Duke marrë parasysh faktin se me legjislacionin në fuqi, ShSKUK, nuk ka kompetencë të trajtojë këtë çështje, disa herë i jemi drejtuar Komunës së Prishtinës, përfshirë edhe ditën e sotme që është përsëritur kjo kërkesë. Mes tjerash ShSKUK, në kërkesë ka kërkuar që me prioritet të trajtohen qentë endacak në oborrin e QKUK, meqë ka frekuentim të madh të pacientëve, familjarëve dhe qytetarëve të tjerë. Komunës i është kërkuar që të ofrojë zgjidhje të shpejtë, qoftë përmes strehimoreve, apo trajtimit të tyre. Andaj, edhe përmes këtij apeli publik, i bëjmë thirrje Komunës së Prishtinës dhe institucioneve tjera të bëjnë zgjidhje të shpejtë për këtë çështje”.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]