fbpx

Sulmi me raketa ruse, Polonia thërret takim urgjent të Këshillit të Sigurisë

nga Revista Kosovarja

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka thirrur një takim urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Polonisë pas raporteve të pakonfirmuara se raketat ruse goditën një fermë në një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën, duke vrarë dy persona.

Mediat polake thanë se raketat goditën një zonë ku po thahej gruri në Przewodow, një fshat në Poloninë lindore pranë kufirit me Ukrainën, shkruan BBC, transmeton Kosovarja

Zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Mueller nuk e konfirmoi informacionin, por tha se udhëheqësit po diskutonin një “situatë krize”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]