Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Sulmohen me thikë dy vëllezërit në Fushë Kosovë, i dyshuari arratiset

nga Revista Kosovarja

Mbrëmë rreth orës 23:00 është raportuar se një person kishte sulmuar fizikisht me thikë dy vëllezërit në Fushë Kosovë.

Mbi artikull

I njëjti është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet ne arrati ndërsa, viktimat kanë pranuar tretmanë mjekësorë në QKUK.

Rasti është cilësuar si ‘Vrasje në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje”, përcjell IndeksOnline.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar kishte sulmuar fizikisht me armë të ftohtë (thikë) dy viktimat vëllezër meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim, njëri ndalet për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa tjetri është liruar në shtëpi. I dyshuari ndodhet në arrati”, thuhet në raportin e policisë.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]