fbpx

Sulmohet me armë ndërtesa e Xhesika Berberit, modelja lajmërohet e fshehur në dollap

nga Revista Kosovarja

Një e papritur i ka ndodhur modeles shqiptare, Xhesika Berberi në New York.

Me anë të një videoje në Instagram, ajo ka treguar se dikush ka qëlluar me armë në ndërtesën ku ajo jeton.

Këtë rrëfim modelja e bëri nga dollapi i saj i rrobave ku ishte fshehur, pasi deri në ato momente që fliste agresori ndodhej akoma në ndërtesë.

Më pas me anë të një tjetër postimi, Xhesika tha se është mirë dhe e sigurt teksa falenderoi të gjithë fansat që u shqetësuan për të.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]