Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Sulmohet me thikë një person në Podujevë

nga Revista Kosovarja

Një person është arrestuar i cili pas një mosmarrëveshje në një lokal të lojërave kompjuterike e ka sulmuar fizikisht me mjetë të mprehtë (thikë) një person tjetër.

Mbi artikull

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:40, në Podujevë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në një lokal të lojërave kompjuterike, e ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]