88
Një punëtor i një pompe të derivateve në Gjakovë, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të panjohur, të cilët i kanë grabitur 800 euro dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet përkatëse policore.